Gjashtë persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor në lokacione të ndryshme të Shkupit.

Sipas MPB-së, gjatë datave 22 dhe 23 nëntor 2026 janë privuar nga liria H.L. (25), S.I. (41), E.B. (32), D.M. (29), B.A. (41), të gjithë nga Shkupi, si dhe N.J. (50) nga Gostivari.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore, substancë kokërrzore me ngjyrë kafe, marihuanë dhe një bimë në formë kërpudhe me veti narkotike.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume