Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot priti
studentët e Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit (FETI), të cilët
vizituan Ministrinë të shoqëruar nga dekani dhe një profesoreshë e fakultetit.
Gjatë takimit, ministrja theksoi rëndësinë e lidhjes së komunitetit akademik me
institucionet dhe krijimit të mundësive që inxhinierët e rinj ta zbatojnë njohurinë e tyre në
praktikë. Ajo foli edhe për rëndësinë e kuadrove të reja profesionale, inovacionit dhe
pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin e sektorit të energjetikës.
Studentët u njohën me kompetencat dhe prioritetet e Ministrisë, përfshirë sigurinë
energjetike, burimet e ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë.
Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua prezantimeve të punonjësve të rinj të Ministrisë,
ish-pjesëmarrës të SKEEOR-it, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale – nga
angazhimi si praktikantë deri te punësimi, detyrat e punës, bashkëpunimi
ndërinstitucional dhe mundësitë për përsosje profesionale.
Vizita synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe FETI-t, si dhe nxitjen e
inxhinierëve të rinj që ta zhvillojnë potencialin dhe karrierën e tyre profesionale në
institucionet vendore.








