BDI: Reagimi i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës nuk e zbeh as nuk e ndryshon bilansin e bursave të ndara. Ai edhe më tutje mbetet:
-817 nxënës maqedonas- 80 nxënës shqiptarë;
-50 nxënës të talentuar maqedonas- 0 shqiptarë dhe
-150 artistë të talentuar maqedonas- 4 shqiptarë.

Ky nuk është përfaqësimi që duam!
Ky nuk është përfaqësimi që e meritojnë nxënësit shqiptarë!

Pretendimet e llojit “…do të ketë bursa tjera…ku numri i aplikantëve shqiptarë ka qenë i madh…” na shpien tek shprehja “Rrini rehat” nga e cila nuk u pa kurrë dritë për shqiptarët nga Qeveria VMRO-VLEN. ‎

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume