Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj një 29-vjeçari nga Shkupi për kontrabandim të emigrantëve.
Sipas MPB-së, më 17 nëntor 2026, në afërsi të Kumanovës, në vendin e njohur si “Nyja e NATO-s”, policia ndaloi një automjet Volkswagen Golf me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.I. (29).
Gjatë kontrollit në automjet u zbuluan pesë emigrantë nga Nepali, të cilët dyshohet se transportoheshin kundrejt pagesës.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën “Kontrabandim i emigrantëve”, raporton Tetovasot.