Një 40-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje me armë zjarri.
Sipas SPB Tetovë, më 23 nëntor 2026, rreth orës 16:50, është privuar nga liria A.G. (40), pasi bashkëshortja e tij 39-vjeçare kishte denoncuar se për një periudhë të gjatë ai e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri.
Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe leja e armëmbajtjes.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot