Një 31-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit është arrestuar në bazë të një urdhri gjyqësor.
Sipas policisë, më 23 nëntor 2026, rreth orës 18:30, zyrtarët e Njësisë Policore Gallatë kanë privuar nga liria F.N. (31), i cili kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg për veprën penale “Privim i kundërligjshëm nga liria”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin, raporton Tetovasot.