SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj Gj.Ç. (67) nga Kavadari dhe një kompanie ndërtimore në pronësi të tij për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Sipas policisë, si organ mbikëqyrës ai kishte hartuar dhe nënshkruar raport teknik për vënien në përdorim të një kompleksi hotelier në lokalitetin “Elshani”, edhe pse ishte në dijeni se objekti ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen dhe se përfshinte objekte pa leje.

Rasti është proceduar nga organet kompetente, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume