Një 40-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.
Ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 13:00, në rrugën rajonale Rostushë–Dibër, te vendi i njohur si “Ura e Boshkos”.
Policia ndaloi automjetin Seat me targa të Shkupit dhe gjatë kontrollit konstatoi se drejtuesi, J.Q. (40), nuk posedonte patentë shoferi. Automjeti u sekuestrua, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.