Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Rogël të Tetovës.
Sipas SPB Tetovë, rasti është raportuar më 24 nëntor 2026, rreth orës 11:00. Shtëpia është në pronësi të D.Z. (80).
Falë ndërhyrjes së fqinjëve, zjarri është shuar me kohë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit, raporton Tetovasot.