Babai i Erling Haaland, Alfie Haaland dëshiron që sulmuesi norvegjez të transferohet te Real Madridi, ndërsa tashmë po përmendet edhe një mundësi për realizimin e këtij transferimi.
Klauzola e largimit të Haalandit besohet të jetë mes 100 dhe 150 milionë eurove, pavarësisht se kontrata e tij me Manchester Cityn është e vlefshme deri në vitin 2034.
Megjithatë, transferimi te madrilenët nuk do të jetë i lehtë, duke marrë parasysh konkurrencën në repartin ofensiv, ku aktualisht bëjnë pjesë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Diomande.
Pavarësisht dëshirës së babait të tij, mbetet të shihet nëse Real Madridi do të vendosë të bëjë një lëvizje konkrete për njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.