Më shumë se nga të vdekurit, frikë kanë nga disa të gjallë.

Banorët e Ngucatit të Malishevës ditëve të fundit kanë hasur disa herë gjatë natës në persona që po dalin me mbulesa të bardha tek vendi i njohur si “Varret e Shalës”.

Ndonëse nuk i ka parë, dikush që ka dëgjuar për këtë, kërkon largimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Ngucatasit më të rinj, dinë më shumë për ata që së fundi flet i gjithë fshati. E një më i moshuar, apelon te bashkëvendësit të mos kenë drojë se ka rrezik nga ta.

Ka të tjerë që i njohin edhe më mirë këta të rinjtë problematikë.

Për rastin u njoftua këto ditë edhe policia që për shkak se të përfshirët në rast ishin fëmijë dhe dyshohet me probleme mendore nuk hapën fare rast, por i orientuan te Qendra për Punë Sociale.

E Shqipron Berisha drejtor i QPS-së në Malishevë, konfirmoi se kanë intervistuar prindin e këtyre fëmijëve dhe kanë marrë zotim se sjellje të tilla nuk do të përsëriten më.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume