Deri më 23 nëntor 2026, me vaksinën kundër gripit sezonal janë vaksinuar 28.035 qytetarë, ndërsa përmes aplikimit elektronik „Moj Termin“ janë regjistruar gjithsej 79.011 persona.

Janë caktuar 54.778 termine, nga të cilat 23.225 janë termine të planifikuara për periudhën e ardhshme. Realizimi i termineve të kaluara është 88,9%.

Mbi 26.000 doza shtesë kanë mbërritur dhe janë duke u shpërndarë në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Vaksinimi është falas dhe kryhet në 31 pika vaksinimi. Përparësi kanë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që ta shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit. Qytetarët që kanë pranuar SMS me termin, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të paraqiten, ftohen ta anulojnë termin, në mënyrë që ai të jetë i disponueshëm për një pacient tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume