Sot (04.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:40 të mëngjesit në rrugën “Ho Shi Min” në Shkup ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të shtetasit I.S.(43).

Zjarri është shuar nga punonjësit policorë të Komisariatit të Policisë Çair, pronari i shtëpisë dhe nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje është kryer një kontroll për të kuptuar rrethanat e rënies së zjarrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume