Politikania serbe, Jelana Jerinic ka thënë se është e turpshme vota kundër që Serbia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për N1, Jerninic ka thënë se i gjithë regjioni u solidariuza me Serbinë pas dy ngjarjeve tragjike, ndërkohë që thotë që presidenti serb Aleksander Vuçiq s’ka treguar kurrfarë empatie me rastin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Rajoni u solidarizua me aksidentet që ndodhën në Serbi, dhe ju e patë rreagkimin e presidentit për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, fare pa empati”, ka thënë ajo në N1, trasnmeton Express.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume