Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Maria Gabriel, e cila ka ardhur në Shkup që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së, deklaroi se nuk ka problem dypalësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por bëhet fjalë për përmbushje të vlerave të BE-së, ndërsa historia duhet tu lihet historianëve dhe të mos keqpërdoret, politizohet dhe radikalizohet.

“Nuk ka problem dypalësh mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgaria është vend anëtar i BE-së dhe i mbështet parimet dhe vlerat e BE-së. Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të tregojë se anëtarësimi në BE nënkupton detyrime dhe premtime të plotësuara. Kuptimi në BE është i qartë -duam të tregojmë se duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe parimet e BE-së”, theksoi Gabriel në hapjen e djeshme të ekspozitës “Plovdivi – qyteti i mozaikëve” në Qendrën Informative – Kulturore bullgare në Shkup.

Siç bëjnë të ditur mediat bullgare, duke iu referuar çështjeve historike dhe mospajtimeve mes Sofjes dhe Shkupit, Gabrieli theksoi se “historia ka rëndësinë e saj dhe ajo duhet të jetë mjet diskutimi i historianëve dhe ekspertëve, sepse gjithmonë kur tu jepet rasti që të keqpërdoret, ajo politizohet dhe radikalizohet. Këshu shkojmë në rreth magjepësës”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume