Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët diskutuan mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptar në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga Opozita Shqiptare.

Analisti Lirim Mehmetaj komentoi deklaratën e Taravarit I cili tha se është kandidati i vetëm shqiptar në garën presidenciale, duke anashkaluar kundërkandidatin Osmani i cili poashtu është shqiptar dhe vjen nga BDI.

Mehmetaj tha se Taravari si person eshtë europian, mirëpo po luan herë me strategjinë europiane e herë me atë nacionaliste të Vetëvendosjes.

“Taravari bie ndesh me arguementet. Kur po i konvenon, është qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili nuk ka rëndësi a është shqiptar apo maqedon sepse eshte person europian, mirëpo strategjia e Vetëvendosjes është që ky me u shit nacionalist. Tash, kur ky po harron me qenë nacionalist, po i del ky qytetari europian në pah kosmopoliti. Nganjeherë po thotë që une po e udhëheqi Komunën e Gostivarit me shqiptare e maqedon, e mandje e quan veten kandidat të vetëm shqiptar… Prandaj prodhon kështu situate komplekse, sepse bie në sy që ka mungesë platforme”. tha Mehmetaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume