Sot (04.07.2024) rreth orës 17:00 në stadiumin e futbollit në fshatin Konjare, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “BVK Konjare” dhe KF “Kumanovë”, rreth njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes, u tentua nga publiku vendas që të përleshen me lojtarët mysafirë, njoftojn nga MPB-ja, informon TS.

Përpjekja u pengua nga zyrtarët e ndeshjes dhe ndeshja u ndërpre.

Gjatë intervenimit, pjesëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë janë sulmuar nga dy persona. Personat që kanë kryer sulmin janë arrestuar menjëherë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për F.S.(33) nga fshati Haraçinë dhe N.J. (26) nga fshati Haraçinë, ndërsa S.B. (40) nga fshati Haraçinë u arrestua për pjesëmarrje në një përleshje.

Gjithashtu, rreth orës 18:00, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Dacia Duster”, në pronësi të F.S., me drejtues shtetasin F.A.(34) nga fshati Kondovë me pasagjer A.R. (21) nga fshati Kondovë, është gjetur një armë në bagazh, njoftjnë nga MPB-ja

Policia e Shkupit po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume