Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor.

“Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet të jetë vetting i thellë dhe i duhur për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët por edhe neve politikanëve”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume