Kandidati për president Stevo Pendarovski ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale me tubim në Shtip. Pendarovski tha se pas zgjedhjeve duhet të bëhet veting i plotë i gjykatësve, prokurorëve por edhe politikanëve.

“Ata duhet të shkarkohen nga funksioni dhe të vuajnë dënimin. E jo të ndajnë drejtësi ose të konkurrojnë në funksione politike. Opinioni në Maqedoni është dëshmitar se si president pesë vite në vazhdimësi publikisht i kam dënuar gabimet e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjet, përfshirë edhe ata që më kanë mbështetur”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume