Në prezantimin e 4 shtyllave kryesore të platformës së tij, kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari tha se si president, do t’i propozojë Kuvendit daljen nga nisma Ballkani i Hapur.

“Bazuar në nenin 121 të Kushtetutës, do t’i propozojë Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur. Do të angazhohem për harmonizim të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, theksoi mes tjerash Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume