Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani në panel diskutimin e sotëm, me profesorë universitar në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe tendencave politike për ta minuar të njëjtën, theksoi se heqja e tërë komuniteteve nga kushtetuta do të thotë rikthim i demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues.

“Unë mendoj që teza për kushtetutë qytetare ose kushtetutë ku njësia themelore e formimit të shtetit ose shoqërisë është vetëm individi, e jo dhe kolektivi, si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodh shtetit dhe është abrogim i plotë që mund t’i ndodh Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani.

“Heqja e tërë komuniteteve nga kushtetuta d.m.th. rikthimi i demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues. Mbivotimi dhe majorizimi sjellë në asimilim të grupeve tjera te shumica”, përfundoi Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume