Një veturë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar 500 metra në mal përreth Tetovës ndërsa në vendin e ngjarjes ka vdekur një person.
“Sot (07.04.20) rreth orës 17:20 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit në afërsi të fshatit Rasadishte, automjeti i pasagjerëve “Renault Megane” me targa austriake e drejtuar nga E.V.(80) nga Austria ka dalë nga rruga. Në aksident nga plagët e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipit inspektues nga SPB Tetovë”, thuhet në raportin e MPB-së.
