Opozita shqiptare edhe sonte ka vazhduar me hapjen e shtabeve për zgjedhjet e 24 prillit, ato presidenciale dhe të 8 majit, ato parlamentare.
Krerët e VLEN-it, u shprehën të bindshëm në fitoren e dyfishtë në këto zgjedhje, ndërsa thanë se këtë bindje të tyre e mbështesin në masivitetin që po shohin tek qytetarët në hapje të shtabeve të tyre.
Sipas tyre, tani më është koha e fundit që shqiptarët pas 23 viteve, ta përjetojnë ndryshimin.
Rotacioni politik tek shqiptarët, sipas tyre, është një nevojë imediate dhe e patjetërsueshme.
Fillimit, thonë ata, goditja e parë, BDI-së do t’i jepet më 24 prill dhe më pas me 8 maj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume