Kohë më parë, Paul Pogba rezultoi pozitiv në një test dopingu, se si pasojë e kësaj atij iu ndalua së luajturi futboll.

Pogba u skualifikua për katër vite nga Gjykata Kombëtare Antidoping.

Mirëpo, francezi po do të dorëzohet se ai shpreson të luaj sërish,

Shpresa e Pogbas është të fitojë apelin e paraqitur në CAS, në Lozanë.

“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit: deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres. Është e vështirë, sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështetën, gjë që i bën gjërat më të lehta,” tha Pogba.

Mesfushori francez, ende zyrtarisht nën kontratë me Juventusin. Ekipi italian, pas skualifikimit, uli pagën e Pogbasë dhe aktualisht ai merr minimumin federal të përcaktuar për raste të ngjashme.

Muajt ​​e fundit ka pasur spekulime se palët mund t’i japin fund kontratës, por kjo nuk ka ndodhur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume