Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar në shënimin e 11 Tetorit- Ditës së kryengritjes popullore.

Delegacioni vendosi lule të freskëta në Varrezat e partizanëve në Butel dhe para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në shenjë kujtimi të luftëtarëve të guximshëm, të cilët e filluan rezistencën e organizuar kundër fashizmit.

“Lufta dhe sakrifica e tyre e hapën rrugën drejt lirisë të cilën ne sot e gëzojmë. Kjo ditë është një kujtim i detyrës sonë për të vazhduar ndërtimin e një shteti në të cilin sundon drejtësia, barazia dhe respekti për të gjithë qytetarët. Falë atyre heronjve, sot kemi Maqedoninë tonë të lirë dhe sovrane. Guximi i tyre le të jetë frymëzimi ynë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme!”, theksoi ministri Toshkovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume