Raporti më i fundit i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ngre alarmin për gjendjen e rëndë politike, institucionale dhe gjeopolitike në Maqedoninë e Veriut.
Në qendër të vëmendjes është ndikimi malinj i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”, që përpiqet të minojë sovranitetin e shteteve të rajonit përmes një boshti Beograd-Budapest-Moskë-Pekin.

Në dokument përmendet qartë se Serbia dhe Hungaria janë kthyer në kanale të ndikimit rus e kinez, që cenojnë orientimin euroatlantik të vendeve të rajonit;

Po ashtu, Media dhe strukturat e ndërlidhura me këto qendra përdorin dezinformimin masiv për të goditur NATO-n dhe BE-në;

Raporti thekson se arkivat e UDBA-s dhe KOS-it vazhdojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa figura me të kaluar problematike kanë ndikim të thellë në politikën e sotme.

Kjo situatë, e cila përkon me paralajmërimet tona të vazhdueshme, është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, veçanërisht të rinisë shqiptare, e cila çdo ditë e më shumë humb besimin te eurointegrimet për shkak të stagnimit institucional dhe manipulimit politik.

Të gjitha këto vërejtje, në një formë apo në një tjetër, u thanë nga lideri Arben Taravari kur u sollë vendimi për braktisjen e qeverisë dhe koalicionit VLEN.

Njëkohësisht, rezultatet e fundit nga anketat e opinionit publik tregojnë një rënie dramatike të besimit të qytetarëve – veçanërisht të rinisë shqiptare – në procesin e integrimit evropian. Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut nuk është seriozisht e përkushtuar ndaj reformave, ndërsa një numër në rritje e shohin ndikimin serbo-rus si pengesën kryesore për të ardhmen euroatlantike të vendit. Këto të dhëna janë një sinjal i qartë se pa ndryshime rrënjësore në qeverisje, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë brezin që më shumë ka besuar në Evropë.

Ne, si Aleanca për Shqiptarët, kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së po sabotohet nga qeverisje klienteliste dhe e kapur, korrupsion i shfrenuar në nivelet më të larta, ligje të miratuara pa transparencë dhe pa konsensus demokratik, si dhe komprometimi i shpresës tek të rinjtë shqiptarë, që sot shohin emigrimin si zgjidhjen e vetme.

Në vend të përqendrimit në simbolika të identitetit, si diskutimi i panevojshëm për “gjuhën moderne”, institucionet duhet të merren me reforma të thella demokratike dhe hapjen e dosjeve të errëta të së kaluarës.

ASH kërkon zbatimin e plotë të rekomandimeve të BE-së për luftën kundër korrupsionit, hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it si kusht për zbardhjen e së kaluarës dhe ndaljen e ndikimeve malinje, forcimin e institucioneve që garanton sundimin e ligjit dhe barazinë për të gjithë qytetarët.

Rruga e integrimit evropian nuk kalon përmes “Botës Serbe”, por përmes rindërtimit të besimit te drejtësia, liria dhe dinjiteti njerëzor.

Aleanca për Shqiptarët

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume