Savash Veliu
Bota ka hyrë në një periudhë shembjeje të trazuar — një proces shpërbërjeje për atë sistem dashakeq e djallëzor, të ngritur nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; një rend i ndërtuar nga globalistët dhe përfaqësuesit e imperializmit sionist. Duke arritur në fund të jetëgjatësisë së tij, ky sistem tani përpiqet të ruajë ekzistencën e vet duke hequr maskën e liberalizmit amerikan dhe duke marrë pamjen e një Kine revizioniste. Ndërsa arkitektët e këtij sistemi përpiqen të ruajnë hegjemoninë e tyre globale, kjo fazë kalimtare do të sjellë pashmangshmërisht kaos të përhapur dhe konflikte të kontrolluara. Në fakt, me qëllim ruajtjen e strukturës ekzistuese të qeverisjes autokratike dhe parandalimin e zgjedhjeve të lira të pritshme në Amerikë, Evropë (në Ballkan) dhe Israel, u nxitën konflikte përgjatë korridoreve energjetike pas plandemike; u krijuan artificialisht kriza – duke shkaktuar kaos dhe inflacion – të cilat i zhytën shoqëritë anembanë botës në një gjendje ankthi të thellë dhe mjerimi. Duke mbjellë frikën e një lufte botërore, ata që janë në pushtet vendosin kontroll mbi mendjet e njerëzve përmes një breshërie mediatike sensacionaliste dhe luftës psikologjike, nën slloganin: “Më mirë me ne, sesa luftë.”
Dhe tani Tensionet në Egje po përshkallëzohen për shkak të provokimeve nga ana e BE-së – e cila e financon dhe e armatos palën greke – çka ka çuar në dislokimin e anijeve luftarake turke, ndërsa Qiproja aktualisht ndodhet nën bllokadë dhe me këtë rast Turqia mobilizoi Pakistanin i cili është bashkuar me Türkiye, Katar dhe Indonezi në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të Badrit në Doha më 21 tetor 2026, duke krijuar një kornizë për bashkëpunim më të madh në mbrojtje midis katër vendeve dhe kështu përmbylli rrethin vicioz në Mesdhe duke e blinduar me Marrëveshjen e ribashkuar të bërë tani plotësisht me Libin e cila forcoi rolin turk në bazenin e Mesdheut që të gjeneroj te Stambolli sërish të bën bashkë 8 shtete si Siguria Rajonale dhe një “NATO MYSLIMANE” në qendër të DISKUTIMEVE që i tregon botës sioniste të qëndrojn larg tokave muslimane e drejtuar teni dhe me vizitën e treshit të Mekës drejt Teheranit sot.
Dhe vjen koha kudo, të majtët sot – ata që Sorosi i kultivoi dhe i instaloi në pushtet – do t’i humbasin pozitat e tyre, qoftë në Ballkan, në Evropë apo në Israel; megjithatë, Israeli dhe Ballkani do mbeten shtete ku…
Partitë politike ndryshojnë, por mentaliteti që qëndron në themel të doktrinës së “Serbisë së Madhe” dhe “Israelit të Madh– e cila sjell vetëm luftëra – mbetet i njëjtë sepse sistemi globalist i sionizmit e do kështu pushtetin e tij në botë nëse arrin ta ruaj ose do të përmbyset nga revolta protestuese popullore. Rënia e autokratëve me protesta: Pas Orbanit, Ahmetit dhe Vuçiqit radhën e ka edhe Rama.
Pra shikoni; në serbi fituesi Ilija Srdanoviç, drejtuesi i Listës Studentore në Serbi, ka pranuar publikisht se ka qenë ushtar i mobilizuar gjatë luftës, me armë në dorë.
Sipas mediave serbe, ai e kreu shërbimin ushtarak në vitet 1996–1997 dhe mori pjesë si rezervist në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Në një intervistë për emisionin serb, ai ka deklaruar:
“Kam qenë ushtar klasik, me pushkë në dorë, i mobilizuar gjatë luftës.”
Prandaj, ne besojmë se vende si Serbia, Israeli, Shqipëria dhe të tjera, zotërojnë platforma politike “demokratike” të cilat, në thelb, janë burim zhgënjimi për masat. Këtyre masave u krijohet përshtypja se, duke hedhur votën e tyre, ato po sjellin në pushtet kandidatët e zgjedhur prej tyre. Në realitet, megjithatë, edhe kur partitë ndryshojnë, doktrina e aparatit shtetëror mbetet e njëjtë; sepse anëtarët e këtyre partive ndajnë një ideologji identike nacional-fashiste dhe garojnë me njëri-tjetrin për të njëjtin qëllim — përkatësisht, se kush mund ta zbatojë më mirë pikërisht atë ideologji. Si pasojë, zyrtarët e “zgjedhur” thjesht u përshtaten kësaj doktrine dhe rendi i vjetër vazhdon siç ka qenë gjithmonë — ndërsa populli, edhe një herë, mbetet mënjanë!
Pra: Këta individë e shfrytëzojnë të vërtetën, thelbin e njerëzimit, madje edhe vetë konceptin e një “këndvështrimi”; për më tepër, duke vënë në shënjestër ata me aftësi mendore më të dobëta, ata minojnë vlerat e mirëfillta njerëzore. E jo vetëm kaq: pasi e kanë çarë rrugën për t’u shfaqur në skenë — pa e pranuar kurrë, e madje pa e kuptuar fare gabimin e veprimeve të tyre — ata shkojnë edhe më tej, duke iu drejtuar asaj ligësie tinëzare e dinake, që godet pas shpine përmes tradhtisë…!