Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari nga Shkupi, me inicialet F.R., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese”, njofton TS.

Sipas njoftimit zyrtar, më 24.04.2025, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, degëza kanabisi, substancë e tipit MDMA, fishekë kalibri 7.62 mm dhe fishekë sinjalizues kalibri 26 mm.

Materialet e sekuestruara janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa kundër të dyshuarit do të vijojë procedura ligjore përkatëse, njofton policia e Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume