Se a mund të kthehet Ermira Mehemti në politikë? Sarana Imeri tha se është vendim i saj, por hapësirën në VLEN do ta ketë, pasi siç tha, largimi i saj ka qenë humbje e madhe pasi sipas Imeri, Mehmeti është profesioniste që mund të jap kontribut në politikë.

“Nuk e di sa ka vullnet zonja Mehmeti që t’i rikthehet politikës, largimi i saj nga skena politike ka qenë një humbje e madhe si kuadër dhe si profesioniste. Është person që mund të kontriboj ende në skenën politike, ka njohuri, ka atë që i duhet mirëpo është çështje e saj private, aty nuk mund të flas”, tha Imeri

–Hapësirë a ka brenda VLEN-it për zonjën Mehmeti?

“Nëse më pyeti personalisht mund të them se po”, tha Imeri.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume