Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 13 gradë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume