Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë realizuar grabitje në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit pas kontrolleve kanë rezultuar se janë të arratisur nga burgu.

“Më 04.12.2025, në orën 17:05, në rrugën “Nëna Terezë” në Shkup, punonjës të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-së Shkup i arrestuan A.ZH. (37) nga Shkupi dhe K.B. (33) nga Manastiri. Ata dyshohen se më 03.12.2025 rreth orës 18:40 në një shoqëri financiare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke kërcënuar punonjësen, kanë marrë para. Tek ata u gjetën para për të cilat ekziston dyshim se rrjedhin nga vepra penale, ndërsa tek A.ZH. u gjet edhe një substancë e ngurtë. Pas masave të marra, u konstatua se të dy ishin të shpallur në kërkim nga qendrat e burgjeve për arrati. A.ZH. ishte në kërkim për të vuajtur një dënim prej 12 vjetësh burg, ndërsa K.B. për tre muaj”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume