Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Majorkës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij numër 10 në La Liga. Majorka është përballur sot me Zhironën, ndaj së cilës është mposhtur me shifrat 1-2.

Goli i Majorkës mban autorësinë e Vedat Muriqit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+1. Sulmuesi nga Kosova lë kështu pas Levandovskin në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit, ndërsa përpara sheh vetëm Ferran Torresin (11 gola) dhe Mbapenë (18 gola).

Ndërkohë, poshtë tij në listën e golashënuesëve më të mirë të La Ligës gjendjen yje si Jamali, Rafinja, Vinicius Xhuniori, Antuan Grizmani, Hulian Alvarezi etj..

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume