Gjatë ditës së sotme është mbajtur shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Ky short ka sjellur disa përballje interesante, ndër to Real Madrid – Manchester City, PSG – Chelsea.

“One Football” ka bërë një postim të veçantë, duke shkruar se ka pyetur Inteligjencën Artificiale se kush do të shpallet kampion i Ligës së Kampionëve.

Siç duket “ChatGPT” më në fund ka vendosur të gëzojë tifozët e Arsenalit, pasi IA e sheh klubin londinez si kampion të garës prestigjioze.

Arsenali është shortuar të luajë në 1/8 e finales me Bayer Leverkusenin.

Nga përballjet që janë bërë me dije sot, IA parasheh se PSG-ja e kalon Chelsean e Liverpooli triumfon ndaj Galatasarayt.

Manchester City parashikohet ta mposht Realin, teksa Bayern Muncheni parashikohet të mposht Atalantën.

Barcelona – sipas IA-së – do ta kalojë Neëcastlen, ndërsa Atletico Madridi do ta kalojë Tottenhamin.

Ndërkohë, parashihet që Sportingu i Lisbonës të mposht Bodo/Glimtin, që e befasoi Interin në “play-off”.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen me 10 dhe 11 mars – ato të parat – teksa të dytat do të luhen një javë më vonë, me 17 dhe 18 mars.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume