Shkëndija ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, pasi në kuadër të xhiros së 28-të në elitë mposhti bindshëm Tikveshin me rezultatin 4:1. Shkëndija dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke diktuar ritmin e lojës dhe duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim triumfin. Golat për skuadrën tetovare u realizuan nga Meliqi, Ibrahimi, Latifi dhe Tamba, ndërsa për Tikveshin golin e vetëm e shënoi Stojkoski. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar më herët, Sileksi regjistroi një fitore të thellë 4:0 ndaj Brerës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume