Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr në afërsi të park-pyllit Gazi Babë, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, po digjet bar i thatë, ndërsa ekipet ndodhen në terren dhe pritet që zjarri të shuhet së shpejti.

“Sot në ora 19:15, përmes numrit unik të emergjencave 112, është pranuar një njoftim për zjarr në hapësirë të hapur pranë stacionit të fundit të autobusit të linjës 16, në afërsi të menjëhershme të park-pyllit Gazi Babë. Po digjet vegjetacion i ulët. Për ngjarjen janë njoftuar ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, të cilat janë dërguar në terren për intervenim”, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume