Përshkallëzimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit vijon me një valë të re sulmesh ajrore, ndërsa raportohen shpërthime në ishullin Qeshm, Bandar Abbas dhe portin e Sirik.

Sipas mediave iraniane, të paktën gjashtë shpërthime janë regjistruar në ishullin strategjik të Qeshm, i konsideruar kyç për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa shtatë të tjera janë raportuar në portin e Sirik.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se operacionet ushtarake përbëjnë një kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane që, sipas Uashingtonit, goditën tre anije tregtare gjatë kalimit në Hormuz. Autoritetet amerikane i cilësuan veprimet e Iranit si një akt agresioni të pajustifikuar dhe shkelje të armëpushimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume