Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Prilepit, i pyetur për krahasimin e pensionit mesatar të pleqërisë gjatë qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së me atë të qeverisë aktuale, deklaroi se pensionet mesatarisht janë rritur 325% më shumë në baza mujore sesa në periudhën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së informon Tetovasot.

“Po shoh se opozita po reagon pas intervistës sime në një media kombëtare, ku bëra një krahasim të rritjes së pensioneve të pleqërisë gjatë qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE së bashku me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM, me qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja.

Në atë krahasim theksova se gjatë këtyre dy viteve, përkatësisht 24-25 muajve – në intervistë përmenda 23 muaj, por kjo nuk ka rëndësi pasi pensionet harmonizohen dy herë në vit – kjo qeveri ka arritur ta rrisë pensionin mesatarisht me 296 denarë në muaj, ndërsa qeveria e kaluar, për 83 muaj, e kishte rritur mesatarisht me 91 denarë në muaj. Kur krahasohen këta dy parametra, rezulton se rritja tani është 3,25 herë më e madhe, ose matematikisht 325%”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se, nëse krahasohen 25-26 muajt e parë të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së me 25-26 muajt e parë të qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pensioni mesatar i pleqërisë është rritur 12,5 herë më shumë.

“Nga qershori i vitit 2017 deri në qershor-korrik të vitit 2019, pensioni mesatar i pleqërisë ishte rritur për gjithsej 540 denarë. Ndërsa gjatë 25-26 muajve të kësaj qeverie, pensioni mesatar është rritur me më shumë se 6.800 denarë, që matematikisht është më shumë se 12,5 herë”, deklaroi ai.

Mickoski shtoi se opozita duhet ta pranojë këtë realitet dhe të dalë nga mungesa e ideve nëse dëshiron të jetë konkurruese në skenën politike, ndërsa qeveria, sipas tij, do të vazhdojë me projekte, reforma dhe stabilizimin e sistemit në mbarë vendin.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume