Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një raportimi special online në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me ç’rast është pyetur për pesë shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për këtë pyetje duhet të japin përgjigje këto vende, por shtoi se shpreson që në një të ardhme të afërt, pesëshja e BE-së të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Epo, së pari, çështjen e mosnjohjes nga pesë

vende të Bashkimit Evropian duhet t’ua

drejtoni atyre. Ne shpresojmë që të gjitha

vendet e Bashkimit Evropian ta njohin

Kosovën në të ardhmen e afërt. Është e

rëndësishme që Kosova, e cila është pjesë e

familjes europiane, të njihet nga pjesa tjetër

e familjes europiane”.

Escobar gjithashtu tha se është e rëndësishme që fqinjët në Ballkanin Perëndimor të njohin njëri-tjetrin.

“Dhe unë besoj se një nga gjërat që duhet të ndodhë në rajon është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të njohin njëri-tjetrin dhe të kenë marrëdhënie paqësore dhe produktive”.Ndërkaq, Escobar dha edhe një koment mbi çështjen e mosnënshkrimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Dhe sa i përket nënshkrimit, dua ta sqaroj: ky është një detyrim ligjërisht i detyrueshëm për të cilin është pajtuar Serbia, ashtu sikurse Kosova. Mesazhet rreth nënshkrimit janë me të vërtetë duke u fokusuar në diçka që nuk ka një ndikim material në faktin se ne kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje dhe ne po e trajtojmë si të tillë dhe të dyja palët janë angazhuar me seriozitet në të dhe Bashkimi Europian e ka konfirmuar se ishte një marrëveshje në sytë e tyre, ashtu si edhe të dy liderët. Pra është një marrëveshje. Dhe përqendrimi te nënshkrimi është vërtet i panevojshëm, sepse ne – jemi aty; është një marrëveshje. Dhe ne do të vazhdojmë përpara me këtë”, tha Escobar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume