olicia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer edhe dy bastisje në komunën e Zveçanit, lidhur me rastin e agresionit serb në Bansjkë të Zveçanit.

Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.

I pyetur se a është konfiskuar ndonjë gjë nga Policia e Kosovës gjatë këtyre bastisjeve, Elshani ka thënë se nuk mund ta konfirmojë një gjë të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume