Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin 25 vjet pas vrasjes së tyre.

Osmani u shpreh se në këtë përvjetorë të tyre, riafirmohet përkushtimi për vëninen e autorëve të krimit para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejta të njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht”, është shprehur Osmani.

“Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë”.

“Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat. Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume