Drejtoria doganore njofton se për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të shërbimeve doganore në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë-Evzoni, Dojran – Dojran dhe Medzhitlia – Niki do të ndërpritet plotësisht qarkullimi i mallrave, përveç mallrave që prishen.

Sipas drejtoria doganore, e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i pasagjerëve do të lejohet periodikisht (orari i saktë nuk dihet), por udhëtarët këshillohen që gjatë kësaj periudhe të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare periudhë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga mesnata, ora 00:00 e datës 02.04.2024 e së martës deri në orën 23:59 të së mërkurës, shërbimet doganore në Greqi do të zhvillojnë një grevë dyditore, sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Medjitlia – Niki, qarkullimi i mallrave do të ndërpritet plotësisht gjatë periudhës së caktuar, përveç mallrave që prishen. Qarkullimi i pasagjerëve do të lejohet periodikisht (nuk dihet orari i saktë), por këshillohet që udhëtarët të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim e Drejtorisë Doganore të RMV.