“Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura
nga opozita shqiptare për gjoja hapjen e procedurës tenderuese për 2 mijë aparate dhe 2 mijë karrige të
reja për lojërat e fatit”, thuhet ne reagimin e Lotarise Shteterore.

“Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut informon opinionin e gjerë se nuk ka pasur dhe nuk ka një
procedurë të tillë tenderuese, dhe se informacionet plasohen për qëllime politike dhe për të dëmtuar
imazhin e Lotarisë Shtetërore.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut kërkon nga eksponenti i opozitës shqiptare që liferojë këto
informacione në pres-konferencë me media, por edhe nga koalicioni i opozitës shqiptare që të kërkojnë
falje për informacionet e pavërteta të plasuar në opinion, ndryshe do te përballen me padi për shpifje dhe
dëmtim të qëllimshëm te imazhit”, thuhet ne reagimin e leshuar nga Shërbimi për informim i Lotarisë Shtetërore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume