Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkovka kërkoi nga kundër kandidati i saj, Stevo Pendarovski ta caktojë kohën dhe vendin se ku dëshiron të debatojë me të. Siljanovska kërkoi nga kundër kandidati i saj që të mos akuzojë se po shmanget nga debati, por të shpalos raportin për mandatin e tij 5 vjeçar.

“Sa i përket debateve për të cilat pretendon se dikush nga partitë e mëdha i është shmangur, Në zgjedhjet e kaluara të gjitha debatet me mua i ka humbur. Le ta cakton vendin, hapësirën dhe formatin ku do të debaton unë shkoj dhe përsëri do ta fitoj”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për presidente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume