Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qendruar për vizitë në Kosovë.

Ai ka shkuar për ngushëllime tek familja e ish- deputetit Haxhi Shala, për vdekjen e babait.

Babai i ish- eprorit të lartë të UCK-së, shquhet për kontributin e tij dhënë në kohën e para dhe gjatë luftës.

Sonte vizitova konakun e bashkëluftëtarit tim Haxhi Shalës, Komandant Topit, për ta ngushëlluar atë dhe familjen e tij për babën e tyre, Xheladin Shala.

Familja atdhetare Shala i dha shumë Kosovës dhe ka vend të merituar në historinë që solli pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Ngushëllime famijes dhe miqve, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Xheladin.