Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka deklaruar se drejtësia klimatike dhe ajo ekologjike janë sfida reale të së tashmes, të cilat tashmë ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai këtë e theksoi gjatë pjesëmarrjes në Tryezën e rrumbullakët nacionale, të dedikuar konvergjencës mes drejtësisë klimatike dhe ekologjike.

“Drejtësia klimatike dhe ekologjike nuk janë ‘tema të së ardhmes’, por zhvillime të cilat tashmë po e ndryshojnë jetën tonë të përditshme”, tha Murtezani në fjalimin e tij.

Ai theksoi se diskutimet në tryezë janë përqendruar në çështje kyçe që prekin sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, përfshirë mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, zbatimin e Planit Nacional Energjetik dhe Klimatik, krijimin e vendeve të punës të gjelbra, si dhe transparencën institucionale.

“Diskutuam për mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, implementimin e Planit nacional energjetik dhe klimatik, vendet e gjelbra të punës, transparencën si bazë të besimit dhe bashkëpunimin rajonal si rrugë e vetme e vërtetë për të hapëruar përpara”, theksoi ministri.

Murtezani shtoi se vendi ka potencial të madh për të ndërtuar politika të qëndrueshme dhe integruese, të cilat e afrojnë drejt standardeve evropiane.

“Besoj se me politika dhe partneritete të vërteta mund të ndërtojmë një vend më të rezistueshëm, më të shëndetshëm dhe më të drejtë, i cili hapëron drejt BE-së me vizion të qartë të gjelbër”, përfundoi ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com