Për shkak të përmbytjes së lumit Pçinja, Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri në Staro Nagoriçan njofton se intervenoi sot në orën 07:35 për të shpëtuar dy persona të bllokuar, përcjell TV21. Sipas tyre, intervenimi u realizua pas një telefonate në 112, ndërsa personat ndodheshin të bllokuar pranë banjës në fshatin Strnovac, Komuna e Staro Nagoriçanit. Autoritetet ndërhynë me një automjet dhe dy zjarrfikës.
“Për shkak të rrezikut nga përmbytja e lumit, bëhet apel te banorët e Komunës së Staro Nagoriçanes që të shmangin çdo lëvizje ose aktivitet përgjatë lumit Pçinja. Në rast se vëreni dikë në rrezik për shkak të kushteve të motit, menjëherë kontaktoni shërbimet e emergjencës”, thonë nga NjTMZ.