Presim një procedurë transparente, dinamikën e gjykimit e përcakton gjykata. Nga ana jonë janë përmbushur të gjitha kushtet, kam angazhuar disa prokurorë shtesë që të mos shtyhet procedura nga Prokuroria Publike, deklaroi Prokurori Publik Shtetëror Lupço Kocevski, duke u përgjigjur në një pyetje rreth pritjeve të tij personale për gjykimin për zjarrin në “Puls” në Koçan, i cili filloi sot.
Në intervistë në “Dnevnik” të televizionin Sitel, prokurori publik shtetëror shtoi se nuk beson se periudha deri në vendimin e shkallës së parë do të jetë e gjatë sepse ka afate të caktuara.
Sipas tij, ishte gabim të shihej se Prokuroria la hapësirë për shtyrjen e procedurës sepse, tha, bëhej fjalë për 35 të pandehur që duhej të përfshiheshin në të njëjtën çështje. Ata po shqyrtonin nëse kjo çështje mund të ndahej sipas institucioneve, sipas periudhave, nëse PTHP mund të kishte bërë një shpërndarje tjetër të mundshme sepse në fillim kishte 48 të dyshuar.
“Megjithatë, u ngrit akuzë vetëm për 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë, që do të thotë se numri i të pandehurve nuk është i madh. Përndryshe, nëse procedura do të ndahej, atëherë ekziston mundësia ligjore që njëri nga të pandehurit të jetë dëshmitar në një procedurë tjetër. Bëhet fjalë për të njëjtat prova që do të përsëriteshin në të dyja procedurat dhe që do të çonin në një vonesë më të madhe të procedurës. Prandaj, ekipi i prokurorëve publikë vendosi të zhvillojë një procedurë kundër të gjithë të pandehurve dhe besoj se kjo është zgjidhja më e përshtatshme”, tha Kocevski.
Ai theksoi se deri më tani kanë pasur tre takime me prindërit e viktimave në “Puls”, të fundin javën e kaluar, dhe se ata janë të njohur me të gjitha aspektet e aktakuzës, ua kanë shpjeguar të gjitha rrethanat, rrjedhën e procedurës dhe janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre kontestuese.
Kocevski njoftoi se procedura hetimore për rreth 30 nëpunës policor është drejt përfundimit dhe pret që vendimi i parë i prokurorit publik të merret në gjysmën e parë të dhjetorit. Ai gjithashtu pret që gjatë kësaj periudhe të përfundojë procedura para-hetimore për personat e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
I pyetur për mendimin e tij mbi iniciativat e deputetëve për një komision hetimor në Kuvend për tragjedinë në “Puls”, Kocevski tha se “politika duhet t’i mbajë duart larg kësaj procedure sepse është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore”. Ai personalisht mendon, tha, se kjo nuk do të ishte e përshtatshme dhe e nevojshme në këtë moment, e pas procedurës gjyqësore, një komision i tillë mund të formohet për të kërkuar përgjegjësi politike.
Në pyetjen nëse gjatë forimit të çështjes me akuza në periudhën e kaluar është ushtruar presion mbi Prokurorinë Publike, prokurori i shtetit u përgjigj se nuk do të kishte pasur kaq shumë të dyshuar dhe më pas të pandehur të përfshirë në procedurë nëse do të kishte pasur presion.
“Nga ajo që di unë nga ekipi i prokurorëve publikë, askush nuk ka ushtruar presion ndaj askujt, as ndaj meje dhe as ndaj tyre. Duhet të theksoj se në të dyja procedurat, janë ngritur kallëzime penale nga Ministria e Punëve të Brendshme, që është një fakt shtesë që kush mund të ndërhyjë në vendimet e PP-së. Prokuroria Publike, si më parë, nuk do të bëjë asnjë përzgjedhje në lidhje me të pandehurit e rinj potencialë. Për ata që ka prova, do të ngrihen akuza”, tha Kocevski.
Lidhur me rastin e akuzave për operacione të panevojshme në zemër të kryera te pacientët, prokurori tha se ende nuk ka informacione specifike përveç asaj që po publikohet në media. Ai tha se po presin një vendim nga komisioni dhe që ai t’u ofrojë dokumentacion në mënyrë që, siç tha, “të mund të veprojmë dhe të japim udhëzime të caktuara për ndërmarrjen e veprimeve”.
Gjithashtu tha se ende nuk dihet nëse do të ketë zgjerim të të dyshuarve për abuzime në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural . Aktualisht po hetohen telefonat, disa persona janë në paraburgim, njëri është në arrest shtëpiak.