Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska ka dhënë dorëheqje nga funksioni i gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, dorëheqja është paraqitur për arsye shëndetësore dhe personale.

Daboviq-Anastasovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese më 12 dhjetor 2023 dhe në këtë pozitë erdhi si profesore në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, i cili u pezullua për shkak të zgjedhjes së saj si gjyqtare.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. Kryetari zgjidhet nga vetë gjykata nga radhët e gjyqtarëve për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje, ndërsa gjyqtarët zgjidhen nga Kuvendi për një mandat nëntëvjeçar, po ashtu pa të drejtë rizgjedhjeje.

Me këtë dorëheqje, Gjykata Kushtetuese mbetet me shtatë gjyqtarë, pasi më herët ishte shkarkuar gjyqtarja kushtetuese Elizabeta Dukovska, dhe ende nuk është zgjedhur një gjyqtar i ri në vend të saj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com