NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të mjegullës së dendur është ulur dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë deri në 25 metra, ndërsa në Strazh dukshmëria është ulur në mes 50 dhe 70 metra.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në disa pjesë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat hiqen rregullisht.

U bëjnë thirrje shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume