Analisti politik Sefer Selimi në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se mendon se do të jetë shumë e vështirë çështja e bashkimit.
“VLEN-i është një konglomerat vlerash të cilat janë kundërthënënse njëra me tjetrën. Është një konglomerat idealesh politike të cilat janë kundërthënëse me njëra tjetrën dhe kemi të bëjmë me liderë të cilët para se të bashkohen janë përçarë. Secili rpej atyre del nga ndonjë përçarje. Zotëri Kasami udhëheq një parti të përçarë… e udhëheq sepse BESA u nda në dy pjesë, keni Alternativën që ka dalë nga një përçarje, keni BESË-n që ka dalë nga një përcarje, keni zotërin Mexhiti që ka dalë nga një përçarje prej BDI-së dhe keni zotërin Arben Fetain i cili preton se përçan ASH-në për të përfaqësuar në emër të saj”, tha Seferi, duke shtuar se kjo bën që ata vështirë se mund të bashkohen.
Mgid